EMRAT/ Ishte në proces divorci me gruan, 34-vjeçari dhunon rëndë avokatin në Fier, shpallet në kërkim 

Ambulance 1

Ditën e sotme është dhunuar me sende të forta avokati Ergys Selmani. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.

Mësohet se Daniel Shkrela që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në dhunimin e Selmanit.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa mësohet se është identifikuar autori i plagosjes dhe është shpallur në kërkim.

Nga ekspertet po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e spitalit të Fierit.

“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×