Koncerti në Barcelonë, Michelle Obama ngjitet në skenë gjatë performancës së Bruce Springsteen

capture-43

Ish-zonja e parë Amerikës, Michelle Obama së fundmi u bë kryefjalë e mediave rozë  pasi iu bashkua kantautorit Bruce Springsteen për vokale rezervë në një koncert në Barcelonë të Spanjës të premten.

Videoja e postuar në Twitter tregonte Obamën duke luajtur në instumente dhe duke kënduar “Glory Days” në skenë me Springsteen dhe E Street Band.

 

Mësohet se  iu bashkua edhe aktorja Kate Capshaw, e cila është gruaja e regjisorit Steven Spielberg, sipas Rolling Stone.

Koncerti u zhvillua në stadiumin olimpik Lluis Companys të Barcelonës.

Reuters raportoi se ish-presidenti Barack Obama, Steven Spielberg dhe Springsteen darkuan së bashku në një restorant të quajtur Amar në hotelin Palace në Barcelonë një ditë para koncertit.

Barack dhe Michelle Obama bashkë me Spielberg vizituan vendet kulturore në qytet, duke përfshirë Muzeun Picasso dhe bazilikën Sagrada Familia, sipas medias.

Ish-presidenti dhe Spielberg ishin gjithashtu të pranishëm në koncert. Springsteen, i njohur për këngët hit si “Born to Run” dhe “Dancing in the Dark”, e mbështeti ish-presidentin gjatë dy garave të tij për Shtëpinë e Bardhë në 2008 dhe 2012, duke luajtur në ngjarje të shumta fushate.

Obama i dha Springsteen medaljen presidenciale të lirisë në vitin 2016.

Që kur Obama dhe Michelle u larguan nga politika, dyshja kanë shijuar jetën si të famshëm, ndërsa kanë vazhduar të avancojnë kauzat sociale në të cilat ata besojnë, vajza e tyre e madhe Malia u diplomua në Harvard në 2021.

 

 

 

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×