Konflikte me familjen e ish-gruas/ Pasi i dhunon, ish-dhëndri djeg me benzinë banesën e ish-vjehrrit, flakët shkrumbojnë dhe shtëpinë e fqinjit

Didjet Banesa

Dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve ka pasur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti.

Po ashtu raportohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve nga dhuna, por dhe nga flakët e zjarrit. Ndërkohë, priten të tjera detaje nga ngjarja në fjalë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×