Dhe pse pak ditë na ndajnë nga nata e finales së madhe te Big Brother VIP, këtë të djelë shtëpisë do t’i bashkohen katër “banorë” të rinj.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga dy moderatorët të cilët drejtojnë programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e famshme.

Më pas kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.

Kujtojmë se banorët kanë realizuar gjatë qëndrimit në shtëpi disa nga programet e “Top Channel” siç janë dhe ato të katër moderatorëve të cilët tashmë do të jenë ballë për ballë tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
and then