“Alpe të pastra”/ Kontrolle nga ajri me drone, 100 forca policie zbresin në terren për zbulimin e parcelave me drogë në Malësinë e Madhe

Shkoder

Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor në Shkodër, për të zbuluar parcela me kanabis. Në aksion, janë përfshirë 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Në kuadër të luftës kundër parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në territorin e qarkut Shkodër, nisi zbatimi i Planit Operacional “Alpe të pastra”. Ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë. Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore në të gjithë qarkun Shkodër.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×