
Pas votimit të tre pikave në rendin e ditës, fjalën e mori deputeti Gazment Bardhi i cili kërkoi shpalljen e votimit të pavlefshëm pasi në sallë nuk ishte kuorumi i nevojshëm për votim.
Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit Nikolla se shkel Kushtetutën dhe Rregulloren dhe se i bindet urdhrave të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Konsideruat të miratuara dy pika të rendit të ditës në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores pasi të pranishëm nuk janë 50 plus 1 deputetë. Më dëgjo mua jo Taulant Ballën në telefon se nuk është as Rregullorja as Kushtetuta.
Ju lutem shpallni të anuluar të dy proceset e votimit që kaluar se janë në kundërshtim. Ju bëj një lutje të sinqertë. Kthehuni në rolin tuaj si kryetare Kuvendi.
E vetmja Bibël dhe Kuran për ju, janë urdhrat që merr nga kreu u grupit tuaj parlamentar.
Nikolla: Bëmë një votim për prezencën dhe siguruam kuorumin.
Brdhi: Në cilin nen të Kushtetutës është kjo? Prezenca sipas rregullores dhe Kushtetutës vlerësohet para çdo votimi.
Arena e Lajmit