Detaje të reja nga vdekja e futbollistit Emiliano Sala, zbulohet audio ku piloti u kishte thënë miqve të tij se avioni…

Vdekja e Emiliano Salës tronditi mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm në janar të vitit 2019.

emiliano salah

Së fundmi, “BBC” ka nxjerrë në dritë detaje të reja për ndarjen nga jeta të sulmuesit argjentinas, i cili ishte duke udhëtuar nga Nanta në Francë për të kompletuar transferimin e tij te ekipi i Kardifit.

Avioni i tij u rrëzua në mënyrë të mistershme në zonën e quajtur “Kanali i La-Manshit”.

Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i argjentinasit u gjend ndërsa i pilotit ende në ditët e sotme nuk është gjendur.

“BBC” ka publikuar një audio ku piloti i avionit ka folur me miqtë e tij ku deklaron se ka dëgjuar një zhurmë në avion dhe se do të vishte menjëherë jelekun e shpëtimit për të qenë i sigurt.

Emiliano Sala ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare teksa ëndërronte të kishte një aventurë të re në Angli me fanellën e Kardifit në janar të vitit 2019.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook