
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Llakatund, ku një shtetas nga Kosova, dogji banesën e ish-vjehrrit të tij, ndërkohë që flakët shkrumbuan dhe shtëpinë e fqinjit të familjes Lufti Fanajt.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se autori i zjarrvënës ka qenë në proces ndarje me vajzën e Lutfi Fanajt, me të cilën kishte një fëmijë, ndërsa kërkonte ribashkimin me të.
Ai ka shkuar dje në banesën e ish-vjehrrit dhe pasi e ka spërkatur atë me benzinë, i ka vënë flakën. Ndërkohë në banesë në momentin kur i është vënë zjarri ishte gjyshja e shtëpisë dhe nipi i saj, (djali nga martesa e parë e ish-gruas së shtetasit kosovar).
Këta të fundit pasi janë dhunuar nga autori i zjarrvënies, kanë tentuar që të shuajnë zjarrin, por kanë pësuar djegie, ndërsa ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga flakët është djegur totalisht dhe banesa ngjitur, e shtetasit Petrit Izeti. Nuk dihet nëse autori i zjarrëvënies është arrestuar apo jo nga policia.
Gazetari bëri me dije ndër të tjera se familja Fanaj jetonte në kushte të këqija ekonomike, ndërsa banesa në fjalë ishte tejet e amortizuar.
Arena e Lajmit