
Policia ka shoqëruar me vendim gjykate 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Në mesin e të shoqëruarve është dhe shoferi i kazinos, Rodi Barçi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, ndërsa janë ushtruar 4 kontrolle banesash. Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës.
Kujtojmë që më datë 25 shkurt janë shoqëruar dhe marrë në pyetje shoferi i kazinosë, Rodi Barçi dhe shoqja e Joyt, Emili Mutua.
Më herët gjatë shoqërimit shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane. “Nuk kam pasur konflikte me Joyn”, ka thënë ai.
Arena e Lajmit