Reshjet lanë pasoja për bizneset në Golem, bashkia e Kavajës s’ka marrë asnjë masë, banorët: Çdo vit përmbytemi!

Banesa

Reshjet e rëna përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha për bizneset në Golem.

Garazhi i një hoteli ende ka mbetur i përmbytur nga shirat e ditëve të fundit dhe shkak sipas banorëve është bërë bllokimi i kanaleve kulluese në zonë.

Megjithëse moti ditët e fundit është përmirësuar, garazhi ka mbetur nën ujë. Banoret tregojnë se dëme të mëdha janë shkaktuar edhe ne banesat e tyre nga një situatë që përsëritet prej vitesh sa herë që bie shi.

Pavarësisht ndihmës që ata i kane kërkuar, Bashkia e Kavajës nuk ka marre asnjë masë për ti dhënë zgjidhje këtij problem tashmë të njohur e të përsëritur.

Në zonën turistike të Malit të Robit dhe Golemit që para viteve “90, janë ndërtuar kanalet kulluese, por ndërtimet e hoteleve shumëkatëshe i kanë bllokuar apo ngushtuar këto kanale në disa pjesë të tyre, duke u bërë shkak për përmbytje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×