Inter Majemi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj DC Junajtid, ekip që stërvitet nga Uejn Runi.
Skuadra në pronësi të Dejvid Bekam, ka fituar në frymën e fundit me anë të Gonzalo Higuain.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Milanit, ka realizuar në minutën e 90+4′, duke marrë një pasim perfekt në zonë dhe me argjentinasin, i cili mjeshtërisht e ka dërguar topin në fundin e rrjetës.
Aktualisht në MLS-në amerikane me fanellën e Inter Majemit, 34-vjeçari është aktivizuar në total në 25 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar 3 herë.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
