ZYRTARE/ Aventurë e re për trajnerin korçar, merr drejtimin e APOEL Nikosias

Korçari Jani Melka, trajneri i Kombëtares shqiptare të volejbollit, ka marrë drejtimin e APOEL Nikosias. Lajmin e ka dhënë vetë klubi qipriot me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare, ku bën të ditur zyrtarizimin e marrëveshjes me trajnerin kuqezi.

jani melka

Melka rikthehet kështu në ekipin qipriot, të cilin e ka drejtuar në sezonin 2017-2018, edicion ku e çoi APOEL-in në finalen e kupës. Melka ka një përvojë shumë të madhe si trajner, teksa ka drejtuar PAOK-un në vitet 2006-2007 dhe pesëvjeçarin 2008-2013, gjithashtu edhe Arisin në 2015-2016.

Ndërsa në katër vitet e fundit ai drejtoi Anagennisi Deryneia, ekip qipriot që e ka drejtuar edhe sezonin 2016-‘17, skuadër të cilën e udhëhoqi në dy finale të kupave dhe dy gjysmëfinale të “play off”-it të ligës. Ndërkohë, nënkryetari i klubit të APOEL-it, Zenon Severis, u shpreh me superlativa për trajnerin Melka:

“Jani Melka është i njohur për të gjithë në Qipro dhe një nga trajnerët më të suksesshëm që ka kaluar në kampionatin tonë. Ai e çoi skuadrën tonë pesë vite më parë në një finale kupe, ndërsa qëndrimi i tij shumëvjeçar në PAOK tregon edhe eksperiencën që mbart. Për ne, zgjedhja e Melkës ishte një zgjidhje e sigurt e një trajneri punëtor që njeh mirë volejbollin qipriot”, deklaroi Severis. Nga ana e tij, Jani Melka gjatë prezantimit tha:

“Së pari është një nder i madh të jesh në postin e trajnerit të APOEL-it. Prandaj dua të falënderoj shumë z.Zenon Severis për këmbënguljen dhe besimin që tregon tek unë. Pikëpamjet tona u radhitën për të mirën e APOEL-it dhe për këtë besoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë. Po hyj në një mjedis familjar me njerëz që njohim dhe besimi do të jetë udhërrëfyesi për punën që bëjmë”, u shpreh ndër të tjera trajneri Melka.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


ZYRTARE/ Aventurë e re për trajnerin korçar, merr drejtimin e APOEL Nikosias

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook