“Vrasësi fshihet nga qeveria”, Berisha për vrasjen e vajzës nga Kenia: Do ta bëjmë çështje ndërkombëtare. Policia qëndrim kriminal

Keniania E Dhunuar 684x450 x Joy

Kryetari i PD-së Sali Berisha në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët tha se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale për dhunimin barbar të vajzës nga Kenia që vdiq për shkak të dëmtimeve në një spital në vendin e saj.

Berisha theksoi se vrasësi fshihet nga qeveria dhe se kjo çështjes do të bëhet ndërkombëtare.

“Krimministri, Edi Rama do mbajë përgjegjësi personale. Rastin e vajzës nga Kenia ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare. Ta dijë Edi Rama këtë, mos të fshehë në qeveri vrasësit, por të dalë sepse nuk mund të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Por merrem me këtë, jo pak, por qëndrim më kriminal se sa ka mbajtur policia dhe hetimi i kësaj vajze nuk mund të gjendet. Të gjitha janë bërë me porosi se vrasësi fshihet në qeveri”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×