
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se është i zhytur në korrupsion.
Në një status në Facebook thotë se po shkelet dhe dhunohet kushtetuta në rastin e mosngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen “McGonigal”.
Statusi:
Kushtetuta asgjësuese ndaj Nikolles e sharlataneve rilindas ne Parlament per Komisionin Hetimor!
Edi Rama ka shperndare si zgjeben ne Kuvend lemerisjen e tij nga llogaridhenia, duke bere bashkepergjegjes ne shkelje te Kushtetutes dhe Ligjit Kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe tufën e deputeteve rilindas te shplare nga dinjiteti.
Vetem sepse Edi Rama eshte zhytur ne mafiozitet dhe korrupsion Lindita Nikolla dhe deputetet rilindas bllokojne si te çmëndur ngritjen e Komisionit Hetimor per aferen shume te rende shteterore Rama -McGonigal.
Bllokojne Komisionin Hetimor duke shkelur e dhunuar Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.
Kushtetuta ne nenin 77 percakton:
Neni 77
” 2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.
Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.
Pra Kushtetuta ne menyre asgjesuese dhe pa asnje ekuivok thote: “Kuvendi eshte i DETYRUAR te caktoje Komision hetimi”.
Pra Kuvendi eshte i DETYRUAR o mafioze rilindas, eshte i Detyruar dhe pike qe te ngrejë Komisionin Hetimor.
Po Kryetarja e Kuvendit si mund ti lejoje vetes te bjere ne kete batak dhe te behet ortake e shkeljes kaq te rende dhe mafioze te Kushtetutes, aq me shume qe ajo sipas Kushtetutes eshte edhe figura e dyte ne hierarkine shteterore te vendit.
Edi Rama do iki dhe kete nuk e kthen dot askush, po kjo Nikolla me keta 70 e ca deputetet papagalle te depersonalizuar ku do te perfundojne?
Ku tjeter, perveçse ne Landfillin e plehrave sepse i sherbyen nje plehre.
Arena e Lajmit