Gjatë verës, Milani huazoi Matia Kaldarën te Specia. Në fund të sezonit, nëse klubi shpëton, atëherë blerja e mbrojtësit do të bëhet automatike për vlerën e paracaktuar të 3 milionë eurove.
Gjatë këtij operacioni kuqezinjtë kanë rezervuar të drejtën për të marrë nga Specia Jakub Kiviorin. I grumbulluar me kombëtaren e Polonisë, 22-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje si titullar me Specian në këtë sezon, teksa ka edhe një prezencë në Kupën e Italisë.
Në të njëjtin operacion, drejtori Maldini ka rezervuar edhe një mundësi për të rrëmbyer mesfushorin ofensiv, Kelvin Amian. I ardhur në skuadër me petkun e fantazistit, francezi mund të përdoret si anësor i djathtë, një pozicion ku Pioli po alternon Salmakersin dhe Zhunior Mesiasin.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
