Plas dashuria/ Luizi e përshëndet e i thotë më mungon, Olta e poston në “Instagram” (FOTO)

download-1

U konsideruan si sëmundja dhe vaksina si teza dhe antiteza, pra me pak fjalë armiq të përbetuar në lojë.

Por mesa duket çdo gjë ka ndryshuar që pas daljes së aktores nga Big Brother. Luizi ka treguar se i mungon Olta në shtëpi, madje e kishte menduar edhe në finale teksa i ka kushtuar një përshëndetje të përzemërt asaj Dorit dhe Amarit .

Kujtojmë që kur Olta mori vendimin për tu larguar nga shtëpia Luizi ishte shumë i mërzitur madje ai tentoi ti mbushte mendjen që mos e merrte atë vendim e largimit.

Olta ka habitur pasi ka bërë një gjë shumë të veçantë për kundërshtarin e saj më të fortë brenda shtëpi.

Ajo e ka postuar në story, me imazhin e Luizit ku shkruan “ohh” me një fytyrë duke qarë.- ka shkruar aktorja

Postimi i Olta Gixharit

Por pse e ka postuar Olta këtë foto?

Big Brother gjatë ditëve të fundit iu ka vendosur banorëve disa foto dhe ata duhet të tregojnë se çfarë ju vjen në mend momentin që shohin fotot në ekran është shfaqur fotoja e një djali të vogël biond diku në natyrë dhe Luizi është shprehur se një foto e tij i kujton djalin e Oltës kur i bën surprizën me videon e djalit.

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi

fotoja që ju shfaqet në ekran

 

 

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×