VIDEO/ Këlliçi takon qytetarët, e moshuara: Nuk kam votuar ndonjëherë për PD-në, por sivjet po

Kellici

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Ai është shprehur gjatë takimeve se problemet e përditshme të Tiranës janë të të gjithëve.

Teksa ka takuar një të moshuar, ajo ka deklaruar se nuk ka votuar asnjëherë për PD-në, por sivjet do të votojë.

“Ne jemi bashkëqytetarë pavarësisht opinioneve politike që kemi. Problemet e përditshme të Tiranës i kemi bashkë. Në sportelet e shërbimeve presim njëlloj gjatë. Mungesa e ndriçimit publik na le në terr njëlloj. Rruga e prishur është e prishur për të gjithë. Mungesa e hapësirave dhe gjelbërimit është mungesë për të gjithë. Korrupsioni na vjedh njëlloj. Trafiku, ajri dhe uji i ndotur na dëmtojnë njëlloj. Ne jemi të barabartë edhe më 14 maj. Kemi secili vetëm një votë. Ta përdorim për t’u bashkuar! Të mos ndahemi! Do të qëndrojmë siç jemi apo do të shohim përpara?”, ishte pyetja e Këlliçit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×