Idrizi bëri thirrje që mos të votohet kandidati i opozitës në Himarë, Berisha: Deklaratë e panevojshme!

Sali Berisha Idrizi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi ku ky i fundit bëri thirrje që mos të votohet kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës Fredi Bejleri.

Berisha tha në një konferencë për mediat se deklarata të tilla janë të panevojshme dhe i shërbejnë kundërshtarëve.

“Nuk kam asnjë lloj komenti. Secili merr vendimet e tij. Kjo thirrje, nëse e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë. Ka bërë një gabim për mendimin tim të panevojshëm.”, tha ai.

Ndërkohë Idrizi tha për mediat më herët se; “PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×