Ishte i parkuar në oborrin e banesës, digjet pas mesnate furgoni në Pogradec

Furgon I Djegur

Një mjet tip furgon është djegur pas mesnate në Pogradec, teksa ishte i parkuar.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ku ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×