“Norma e interesit për kreditë mbetet e pandryshueshme”, Gent Sejko: Pritet rënie e inflacionit në gjysmën e parë të 2024

Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka bërë një rezyme të situatës ekonomike në vendin tonë.

Ai ka deklaruar se prodhimi i brendshëm bruto pësoi rritje, ndërsa rënia e inflacionit pasqyroi rënien e inflacionit të ndikuar nga partnerët.

Sejko u shpreh se ka një kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime, ndërsa vitin e kaluar kishte një rritje ekonomike që u pasqyrua edhe në sektorin e ndërtimit. Rritja e ekonomike, sipas tij është ushqyer nga rritje e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

“Rritja e pagave dhe punësimit ka zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në ekonomitë familjare.

Normat e interesit kanë pësuar ndryshim nga 0.5 përqind në 3 përqind deri në muajin mars, normë të cilën kemi marrë vendimin të mos ta ndryshojmë.

Normat e depozitave e kredive kanë ardhur në rritje.

Pritet rënie e inflacionin në gjysmën e parë të 2024, çka do të pasqyrojë atë që do të ndodhë në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejko.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×