
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
Mësohet se drejtuesi i një mjetit të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me anësoren e rrugës. Si pasojë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Arena e Lajmit