Aktori i njohur habit me deklaratën e tij: Kujtimi im i parë ka qenë kur ndodhesha në barkun e nënës time

nicolas-2

Aktori i njohur Nicolas Cage i ka habitur të gjithë me rrëfimin ku ka treguar se kujtesa e tij e parë ka ndodhur që para se ai të lindte.

Teksa ishte i ftuar në programin “The Late Show With Stephen Colbert”, fituesi i çmimit ‘Oscar” tregoi se nuk është shumë i sigurt nëse kjo gjë i ka ndodhur me të vërtetë por ai mendon se këto kujtime i ka pasur që kur ishte në barkun e të ëmës së tij.

“Më lër të mendohem. Shiko, e di që kjo tingëllon shumë surreale dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por ndonjëherë mendoj se mund të kthehem në mitër dhe të ndihem sikur mund të shoh fytyra në errësirë ​​apo diçka tjetër”, tha 59-vjeçari.

“E di që kjo tingëllon shumë abstrakte, por disi duket sikur mund të ketë ndodhur”, shtoi ai.

Moderatori e pyeti Nickolasin nëse fytyrat ishin në të vërtetë në mitër me të, ose nëse ai mendon se ato ishin diçka që truri i tij i ka fiksuar para lindjes.

 “Tani që nuk jam më në mitër, më duhet të imagjinoj se ndoshta ishin dridhjet vokale që më rezonuan në atë fazë. Kjo shkon shumë prapa. Nuk e di. Kjo është ajo që më vjen në mendje. As nuk e di nëse mbaj mend që isha në bark, por ai mendim më kaloi në mendje”– tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×