
Shfaq shqetësime dhe komplikacione shëndetësore në mjediset e burgut të Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital një 52-vjeçar.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ne burgun e fierit dhe dyshohet qe shkak i vdekjes ka qene një infarkt.
Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. 52-vjeçari, Simon Toska është arretuar më 10 gusht 2021 gjate operacionit të koduar “Oficina” sëbashku me 4 persona të tjerë.
Arena e Lajmit