FOTO/ “Tërmet” te Interi, ultrasit zikaltër dalin hapur kundër klubit: Zhang, shporru!

Interi nuk është duke përjetuar një moment të mirë këtë sezon, teksa në shtatë ndeshje në total në kampionat kanë pësuar 3 humbje.

stiven zhang

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka pësuar tre disfata, respektivisht ndaj Lacios në transfertë me rezultatin 3-1, ndaj Milanit në derbi me rezultatin 3-2 dhe së fundmi në fundjavën që kaloi ndaj Udinezes në transfertë me shifrat 3-1.

Së fundmi, kanë qenë ultrasit e Interit që kanë dalë kundër pronarit dhe presidentit të klubit, Zhindong Zhang dhe Stiven Zhang për ecurinë e dobët si në kampionat po ashtu edhe në Champions.

CURVA NORD 1

Ultrasit zikaltër me anë të një fotoje të postuar në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Instagram” kanë hedhur një mbishkrim me sfondin zikaltër:

“Zhang, shporru!”, drejtuar haptazi familjes që ka në zotërim aksionet mazhoritare të klubit të Interit.

CN

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×