Sonte kontinenti i vjetër mban frymën, rikthehen të luajnë sërish dy finalistet e Europianit/ Në “San Siro” për Itali-Angli do të jenë…

Edhe pse humbja në Botëror prishi shumë gjëra në marrëdhënien mes tifozëve dhe kombëtares, apo edhe humbja 5-2 me Gjermaninë në grupet e Ligës së Kombeve, shtoi edhe më tej skepticizmin mbi grupin aktual të Mançinit, gjithsesi në pritje të ndeshjes me Anglinë tifozët janë përgjigjur bindshëm.

Për mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “San Siro”, për ndeshjen Itali-Angli pritet të jenë të paktën 50 mijë tifozë në impiant, që kërkojnë një reagim të fortë, kërkojnë që të tregohet pse Italia është kampione Europe.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×