“U kisha para borxh, më kërcënuan me…”/ Kapet në një fermë kanabisi, burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Shijak Operacion Droge

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi në Britani.

Bëhet fjalë për Ismail Tota, i cili punonte si ‘ujitës i bimëve’ në një fermë kanabisi. Mediat e huaja shkruajnë se Tota ishte rekrutuar nga dy shqiptarë të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 63 bimë kanabisi me vlerë mbi 256 mijë paund.

Gjatë seancës gjyqësore Tota u shpreh se “U kisha para borxh dhe u kërcënova nga dy burra se mund të lëndonin familjen time në Shqipëri. Para katër javësh kam ardhur në Britani dhe nuk kisha ku qëndroja. Nuk e dija që ishte drogë, më thanë vetëm që do ujisja bimët”.

Mediet e huaja shkruajnë se i riu ishte viktimë e mundshme e skllavërisë moderne dhe u dënua me 7 muaj burg, ku më pas do dëbohet për në Shqipëri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×