BASKETBOLL/ Kupa e FSHB-së luan takimet e ditës së parë (REZULTATET DHE KALENDARI)

Basketbolli shqiptar ka nisur dje zyrtarisht sezonin e ri me ndeshjet e para të Kupës së FSHB-së për femra dhe meshkuj, takime që u zhvilluan në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës.

BASKET

Në radhët e vajzave, Studenti siguroi kalimin për në gjysmëfinale, duke mundur Elbasanin me rezultatin e thellë 74-42. Një ndeshje e dominuar nga kryeqytetaset, të cilat sot në orën 13:00 do të përballen me Flamurtarin.

Ndërsa në orën 15:00 do zhvillohet gjithashtu edhe derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që pritet të jetë një sfidë tepër interesante.

Ndërkohë në radhët e djemve, dje janë luajtur dy ndeshje. Fillimisht ishte Besëlidhja ajo që siguroi një vend në gjysmëfinale, teksa mposhti Apoloninë me rezultatin treshifror 107-72.

Një takim i kontrolluar nga fillimi e deri në fund nga ekipi lezhjan, që këtë edicion do të jetë pjesë e Superilgës. Në ndeshjen tjetër, sukses treshifror regjistri edhe Kamza, e cila shpartalloi Elbasanin me rezultatin 114-78.

Superioriteti i skuadrës së Eni Llaznit ishte i dukshëm gjatë të gjithë takimit. Tashmë në gjysmëfinalet e ditës së sotme do të luhen sfidat Teuta-Besëlidhja në orën 17:00 dhe Tirana-Kamza në orën 19:00. Nesër do të jetë radha e finaleve, si te meshkujt gjithashtu edhe te femrat.

KL (1)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×