“Bylisi më i fortë, ëndrra ime është Kombëtarja”, talenti i skuadrës ballshiote zbulon synimet

Flamur Ruçi është një nga lojtarët me shumë perspektivë në radhët e Bylisit. Ai ka spikatur në këto tri sezone duke luajtur edhe me ekipin U-19, skuadrën U-21 dhe ekipin e parë.

Flamur Ruci

Mesfushori beratas në një prononcim për “Panorama Sport” flet për aktivizimin si titullar me Bylisin në Superiore, por edhe grumbullimin me kuqezinjtë.

Ruçi, si ka nisur ky sezon për Bylisin?

Ne jemi një ekip me shumë elementë të rinj dhe që të gjithë bëjnë mirë. Bylisi ka treguar se është një ekip solid dhe me ambicie. Mund të kishim më shumë pikë, por është fillimi dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.

Po në aspektin personal si ka qenë për ju ky start?

Bylisi ka bazën e sezonit të shkuar dhe unë kam besim se ky grup do të eci. Jemi thuajse 80% e lojtarëve të një sezoni më parë. Bylisi mbështetet shumë te djemtë e rinj, ndërsa në aspektin personal, luaj sezonin e tretë në Ballsh dhe jam shumë i kënaqur.

Tashmë ne e njohim shumë më mirë njëri-tjetrin. Kjo është shumë pozitive, sepse dimë pikat e forta njëri-tjetrit dhe bëhemi “një” në lojë. Jemi baza e vjetshme, por shumë më të fortë.

Po luani rregullisht te Bylisi dhe keni arritur edhe Kombëtaren U-20, sa i lumtur jeni për këtë fakt?

Ndihem shumë krenar që vesh fanellën e vendit tim. Dua që të vazhdoj sa më gjatë këtë ëndërr dhe të bëj një përfaqësim dinjitoz edhe me U-20. Normalisht që dua edhe të shënoj ashtu siç edhe bëra me U-21, në testin ndaj Kosovës. Jam bërë edhe pjesë e Shpresave, por kudo që të më thërrasin, e kam nder dhe privilegj dhe falënderoj trajnerët për besimin që kanë tek unë. Kjo më motivon që unë të punoj sa më shumë dhe të rritem profesionalisht në Ballsh.

Si e prisni përballjen me Erzenin?

Ne vlerësojmë çdo ekip dhe duhet të japim maksimumin. Gara është e gjatë, janë hapat e para të saj dhe duhet që të jemi me këmbë në tokë.

Cilat janë synimet e Ruçit dhe Bylisit?

Të jemi në pozita nderi, të luajmë futboll dhe pse jo të jemi ekip, që i imponojmë respekt kundërshtarëve. Personalisht dua që të luaj sa më shumë dhe të jem pjesë e Kombëtareve kuqezi, derisa një ditë të vesh edhe fanellën e Kombëtares së madhe.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×