Hyri me semafor të kuq, Policia Rrugore i vendos gjobë 20 mijë lekë të reja shoferit në Tiranë (Video)

Policia Hyri Me Te Kuqe

Policia e Tiranës i ka vendosur një gjobë të majme një shoferi pasi ka shkelur semaforin, duke hyrë me të kuqe.

Në vijim të kontrolleve është konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe është ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të rinj, shtetasi me iniciale Xh. B., për mosrespektim të semaforit.

Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, vijojnë kontrollet parandaluese për goditjen dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që janë burim potencial për aksidente rrugore.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook