“Organet ligjzbatuese të mbajnë përgjegjësi”, Erisa Xhixho: Krimet e sotme në Tiranë, të paralajmëruara. Autori, dhunues sistematik grash

331933148 1299239493992246 2815277082372054058 N

Deputetja e Parisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me krimet makabre të ndodhura sot në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Xhixho e quajti ngjarjen një krim të paralajmëruar, ndërsa viktimat e sotme i quajti viktima të një sistemi drejtësie që vrasësin gjakftohtë e lë t’ia hedhë me pak vite burg.

Ajo ka shtuar se organet ligjzbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë:
Ngjarja tragjike e radhës, e paralajmëruar!
Tri gra u vranë sot nga e njëjta dorë që plagosi edhe tri të tjera. Autori është një vrasës dhe dhunues sistematik grash, që siç ndodh shpesh, ia ka hedhur gjithmonë drejtësisë.
I dënuar fillimisht për përdhunim, e më pas edhe për vrasje, ai është rikthyer në liri shumë më shpejt seç duhej.
Spiralja e dhunës në të cilën është futur sërish e ka çuar në burg për së dyti dhe prapë është kthyer i lirë për të kryer masakrën që shënjoi fillimin e muajit të gruas.
Këto gra nuk janë vetëm viktima të tij, por edhe të një sistemi drejtësie që vrasësin gjakftohtë e lë t’ia hedhë me pak vite.
Sot, të gjitha organet ligjzbatuese që kishin detyrimin ta mbikëqyrnin në vazhdimësi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Këto gra janë viktima të një shoqërie që e toleron dhunën, që shpesh rri indiferente se fundja “nuk është në shtëpinë time”.
Nuk gjej fjalë t’i ngushëlloj familjet për humbjen e vajzave e motrave të tyre në këtë ngjarje makabër.
Marsi nuk mund të niste më hidhur se kaq!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×