“Pr.vendimi për prishjen e pallateve 50 vjeçare për të ushqyer oligarkët”, Meta pas takimit me Berishën: 3 marsi manifestim i jashtëzakonshëm

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, llir Meta tha sot projektvendimi i Qeverisë për të prishur pallatet 50 vjeçare bëhet për të ushqyer oligarkët.

Deklaratën ai e bëri pas një takimi 30 minutësh me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“E dini që kjo është një thirrje e PD por jo një cështje e PD, dje u njohët dhe me vendimin e qeverisë e cila në mënyrën më arbitrare tashmë ka vënë syrin të gjithë banesave dhe pallate që janë ndërtuar mbi 59 vjet e jo për arsye sigurie po për arsye të ushqimit të klientelës së saj të oligarkëve me ndërtime dhe kulla të reja në vendet më të mira të Tiranës duke ofruar një pasiguri totale për të gjithë qytetarët. E njëjta skemë si në të gjithë vendet e tjera të qytetit. Pa asnjë dyshim diskutim që manifestimi i 3 marsit ishte në fokus dhe do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm në mbrojtje të lirisë”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×