Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u arratis drejt Romës, kapet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Controlli Polizia E1646150719585 1260x563

Një 33-vjeçar shqiptar ka thyer masën e arrestit në shtëpi në Itali, por arratisja nuk i ka shkuar gjatë, pasi është kapur nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte arratisur drejt Romës. 33-vjeçari është dënuar për krime kundër pronës.

Policia italiane ka arritur të gjejë shqiptarin përmes një aplikacioni “Aloggiati Web”, ku drejtuesit e ambienteve akomoduese duhet të lajmërojnë me Komisariatin e Policisë për çdo person që kërkon të përdorë një ambient të caktuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×