Vrasjet makabre në Tiranë, reagon presidenti Begaj: Dënoj ashpër dhunën ndaj grave. Organet ligjzbatuese të veprojnë

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me krimet makabre të kryera ditën e sotme nga autori Dan Hutra, një person me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Begaj u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa shtoi se fenomene të tilla të dhunës nga grave nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.

Kreu i shtetit ka dënuar ashpër ngjarjet e dhunës në familje, ndërsa kërkoi nga organet ligjzbatuese të veprojnë.


Deklarata:

Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×