Berisha me deputetë të PD mbërrijnë në Kuvend, kush janë demokratët që mungojnë sot në seancë për shkak të përjashtimit

Berisha

Demokratët duket se janë mobilizuar sot për mocionin me kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare, ku në fokus është çështja ‘McGonigal’.

Demokratët pak para nisjes së seancës, zhvilluan një mbledhje, ku u dhanë porositë e radhës, ndërsa bënë dhe kërkesën e tyre për ndarjen e mocionit dhe një seancë me debat për pyetje-përgjigje me Ramën.

 

Gazetari Osman Stafa raportoi në një lidhje live se është vendosur që fjala e Berishës të jetë vonë gjatë seancës plenare. Ky i fundit pas përfundimit të mbledhjes në seli, ka mbërritur në Kuvend, i shoqëruar nga disa deputetë, ndërkohë 4 ligjvënës demokratë janë të përjashtuar nga seanca, për shkak të tensioneve gjatë mbledhjes së kaluar. Bëhet fjalë për deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook