
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi paraqiti sot në Kuvend mocionin me debat me kryeministrin Rama pas akuzave që janë ngritur në SHBA për ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në nisje të fjalës së Boçit, kryeministri Rama që u rikthye në seancë pas disa javësh mungesë, fillimisht u largua nga salla për pak momente dhe më pas u filmua teksa la karrigen e tij dhe shkoi pranë deputetit Majko.