Dani Alvesh: Mesi talent, por identifikohem më shumë me… Kristiano Ronaldon!

Dani Alvesh ka për t’u mbajtur gjatë në memorien e kampit të Barçës si një nga anësorët më të mirë kur “blaugranët” shkëlqenin jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë.

DANI ALVESH

Së fundmi 39-vjeçari është prononcuar në podkastin e shokut të ekipit, Efrio Velarde, mbi diskutimin më të vështirë të dekadës së fundit se kush është më i miri mes CR7 dhe Leo Mesit:

“E kam dashur që para shumë vitesh Kristianon, por vetëm tani mund të flas lirshëm. Me punën dhe përkushtimin që Kristiano ka treguar pas çdo viti dhe suksesi ai është një shembull i mirë për mua, sepse edhe unë të njëjtën rrugë kam ndjekur.

E admiroj, identifikohem më shumë me atë sesa me Mesin, i cili është talent i pastër”, tha mbrojtësi i Pumas.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×