Robin Gosens po përpiqet të gjejë vazhdimësinë tek Interi dhe me këtë shpresë edhe Hansi Flik e ka bërë pjesë të grumbullimit të kombëtares gjermane.
“Trajneri i kombëtares ka kërkuar që të provojë si përshtatem unë në modulin e tij.
Ishte kjo arsyeja që më shpjegoi në telefon’, tha mbrojtësi që tek Interi luanmë i avancuar, në intervistëne tij për gjermanen “Sport1″.
Unë kam qenë gjithmonë në kontakt me Flik edhe gjatë dëmtimit tim dhe jam shumë i lumtur që e lashë pas atë periudhë të errët dhe mund të synoj të jem pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Katarit.
Nëse do të fitonim? Nëse trofeu i Kupës së Botës do ta mundësonte, atëherë do të kisha festuar duke pirë birrë me të, por sa keq që është një trofe i mbyllur, nuk kemi si e mbushim me birrë”, vazhdoi 28-vjeçari, që më pas u ndal edhe tek Interi duke zbuluar detajet nga merkatoja e fundit.
“Është e vërtetë që më telefonoi Simon Rolfs, drejtori i Bajern Leverkusenit, por i thashë shumë sinqerisht se nuk kisha mbaruar punë tek Interi.
Dua të jap shumë më shumë sepse e di që mundem dhe jam tërësisht i motivuar për ta bërë këtë me ngjyrat zikaltër.
Një ditë do të kthehem në Bundesligë, por nuk është tani momenti për ta bërë”, përfundoi Gosens.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
