“Sot je alarm i kuq për sigurinë e SHBA-ve”, Boçi në Kuvend: Dorëheqja e Ramës sot është e pashmangshme

Bociii

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi tha sot në Kuvend se dorëheqja e kryeministrit Rama është imperativë pas hetimit të nisur në SHBA për ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Rama sot është alarmi i kuq i sigurisë së SHBA-ve. Të gjithë e dinë se sot çdo përgjigje që ai do të japë do të përdoret si provë kundër tij. Ai duhet ti japë përgjigje edhe pyetjeve “a jeni të vetëdijshëm për krimin e rëndë kushtetues që ke bërë ndaj Shqipërisë? A je i vetëdijshëm për krimin me pasoja ekonomike ndaj një numri subjektesh?”. Dorëheqja në këtë situatë është imperativë, hetimi nga drejtësia është i pashmangshëm, hetim kombëtar dhe ndërkombëtar. Prandaj zoti kryeministër bën mirë të ikësh”, tha Boçi.

“Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet”, Boçi kundër rendit të ditës: Kemi kërkuar seancë pyetjesh më vete me Ramën

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur kundër rendit të ditës në seancën plenare, ku ka kërkuar që përveç Mocionit me debat, të bëhet dhe një seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama.

Boçi tha se Rama ka frikë nga pyetjet.

Kam kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë dhe nuk ka rregullore që i bashkon të treja në një. Kur kanë të njëjtën temë pse harruat që të thonit se kemi harruar të bënim dhe komisionin hetimor. Dhe Komisioni Hetimor dhe seanca e pyetjeve, është ndryshe. Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet.”, tha Boçi.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×