VIDEO/ “Ata para të bëjnë ç’të duan”, Hysaj bën strategji me Rejën me mikrofon hapur: Këtu luajnë gjithmonë keq, do i them Balliut…

Një episod interesant ka ndodhur ditën e djeshme gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares, Edoardo Reja, dhe mbrojtësit Elseid Hysaj. Teksa ishin në pritje të përkthyesit në gjuhën izraelite, për të nisur me pyetjet e gazetarëve, Hysaj gjen kohën për të ideuar me teknikun strategjinë për sa i përket Hysajt.

bandicam 2022-09-24 15-31-41-153

Në fillim, mbrojtësi i thotë Rejas se Izraeli luan dobët në shtëpi. “Këtu luajnë keq, luajnë gjithmonë shumë keq. Edhe kur jemi mundur herën e kaluar, ka humbur Bekimi (Balaj) katër raste me portën bosh”, tha fillimisht mbrojtësi.

Reja si zakonisht i kthehet duke i folur për mbrojtjen, që e rëndësishme është të mos pësohet “Në fakt po mendoja që t’i thosha edhe Balliut që ne katër plus 1 (mesfushori para mbrojtjes), të qëndrojmë gjithmonë mbrapa dhe ata para të bëjnë çfarë të duan”, i tha Hysaj trajnerit i cili aprovoi me buzëqeshje.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×