VIDEO/ Kriza Mbape-Nejmar vazhdon, braziliani braktis intervistën sapo pyetet për francezin

Raportet mes Nejmar dhe Kilian Mbape vazhdojnë të mos jenë të mira dhe kjo shihet qartësisht nga reagimet që kanë lojtarët për njëri-tjetrin. Sidomos sulmuesi brazilian nuk ngurron ta shprehë hapur pakënaqësinë që ka sa herë përmendet emri i shokut të skuadrës edhe publikisht.

mbape nejmar

Pas miqësores së fituar nga Brazili 3-0 ndaj Ganës, Nejmar ishte në zonën mikse duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe një prej tyre e pyeti se si ishte marrëdhënia me Mbape.

“Me Kilian?”, tha Nejmar duke u larguar teksa shtrembëronte fytyrën. Një reagim që lë të kuptohet qartë se mes të dyve nuk ka një klimë shumë miqësore dhe për momentin duket më e përshtatshme të evitojnë të flasin për njëri-tjetrin.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook