Bylykbashi në telefon ndërsa përfaqësuesit e Alibeajt largohen nga salla, si ishte reagimi i të pranishmëve pas vendimit të Apelit për vulën e PD

Capture

Gjykata e Apelit ka dhënë mbrëmjen e sotme vendimin për sa i përket vulës së Partisë Demokratike.

Pas dhënies së vendimit nga trupa gjykuese, ajo që vihet e është se Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, është duke folur në telefon.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga PanoramaTV shihet se përfaqësuesit e tjerë të grupit diskutojnë në lidhje me vendimin.

Sa i përket përfaqësuesve të grupi të Alibeajt, ato ishin të parët që lëshuan sallën si dhe dhanë deklaratat e tyre për gazetarët jashtë gjykatës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×