KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI B/ Erzeni pëson golin e parë të sezonit. Gjithçka e thjeshtë për Laçin, Kukësin e Skënderbeun

Ndeshjet e Grupit B në Kupën e Shqipërisë kanë shënuar sot një statistikë shumë të veçantë pasi për herë të parë në këtë sezon, Erzeni ka pësuar gol. Surpriza e Superiores e cila nuk kishte pësuar asnjë në 5 javë kampionat, ka pësuar përballë Turbinës, por ia ka dalë që të përmbysë rezultatin dhe të fitojë sfidën e vet.

kupa e shqiperise

Ndërkohë, skuadrat e Laçit, Kukësit e Skënderbeut kanë fituar lehtësisht në transfertë sfidat e tyre duke bërë formalitet ndeshjet e kthimit. Kurse Teuta vazhdon të vuajë para portës dhe nuk ka ditur të shënojë as përballë Luzit. Vlen të theksohen se duelet e kthimit do të zhvillohen pas 2 javësh.

GRUPI B:

DEVOLLI 0-2 LAÇI
6′ Bajramaj, 90′ Prengaj

LABËRIA 0-3 KUKËSI
7′ Daci, 44′ Barbosa, 51′ Giasi

LUZI 0-0 TEUTA (Në Shijak)

MALIQI 1-5 SKËNDERBEU (Stadiumi “Skënderbeu”)
85′ Meçollari / 5′ Liço, 15′, 51′ Pusi, 60′ Hysolli, 89′ Vecaj (p) 

TURBINA 1-2 ERZENI
50′ Buxhelaj / 85′ Doksani, 90’+4′ Karvajo

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook