Serbia nuk gjen qetësi/ “Kam planifikuar një masakër”, hetimet e FBI-së zbulojnë aktivitetin e të miturit: Po punonte për krijimin e një bombe

Serbi

Pas masakrave të ndodhur në Serbi, vendi duket se ende nuk po gjen qetësi. Mediat serbe shkruajnë se një i mitur nga Sobotica, nxënës i gjimnazit “Svetozar Markoviq” është arrestuar pas në një bisedë me psikologun e shkollës, ai ka thënë se ka planifikuar një masakër.

Bëhet me dije se nga hetimet, FBI zbuloi se i mituri po krijonte llogari të ndryshme në internet me emra vrasësish dhe gjithashtu, po mblidhte informacione për të mësuar se si të krijonte një bombë.

Sipas urdhrit të prokurorisë, i mituri është dërguar në Gjykatën e Lartë për të mitur dhe se gjithashtu akuzohet për kryerjen e veprës penale,  shfaqja, marrja dhe mbajtja e pornografisë me fëmijë dhe shfrytëzimi i të miturit për pornografi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×