
Një aksident është regjistruar para pak minutash në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ndërkohë nga aksidenti mësohet se janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Bëhet fjalë shtetasit Elton Kotorri, 42 vjeç, Sokol Berdellima, 35 vjeç si dhe Bedrane Menko, 48 vjeçe.
Sakaq, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Arena e Lajmit