
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Berishës, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hapin e radhës në drejtim të zgjedhjeve të 14 majit.
Dy përfaqësuesit ligjor bënë me dije se depozituan në KQZ dokumentacionin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
“Sapo depozituam kërkesë. Kjo kërkesë është e firmosur nga Sali Berisha dhe është në përputhje si me ligjin edhe me praktikën e deritanishme të ndjekur nga KQZ. Bashkangjitur kemi paraqitur edhe dokumentacionin, kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Në respektim edhe afatit që është vendosur datës 6 mars. Të gjithë dokumentacionin ligjor”, tha një nga përfaqësuesit ligjor.
DOKUMENTACIONI PËR REGJISTRIM SUBJEKTI ZGJEDHOR
KËRKESA PËR REGJISTRIM
Të njëjtën gjë pritet të bëjë nesër edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili do të depozitojë kërkesën për regjistrimin e PD dhe në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.