Fituan ndaj Pogradecit në transfertë, flet Bellai: Bylisi zbatoi detyrat, provuam…

Për “Panorama Sport” pas fitores 0-3 ndaj Pogradecit u prononcua trajneri Bylisit, Arian Bellai, që tregon se është i kënaqur nga lojtarët që u aktivizuan.

ARIAN BELLAI

“Objektivi i kësaj ndeshjeje ishte të luanin ata futbollistë, që nuk kishin minuta të luajtura, për të qenë fizikisht sa më afër atyre që kanë minuta më të shumta.

Aktivizuam edhe lojtarë të rinj, të cilët i njohim dhe kanë të ardhme, sipas mendimit tonë, siç është Beqaj, Hodo dhe disa të tjerë.

Unë jam i kënaqur nga të gjithë sot, si nga të rinjtë, edhe nga ata që nuk kanë pasur minutat e duhura në kampionat.

Skuadra zbatoi detyrat taktike në aspektin mbrojtës dhe sulmues në mënyrë të shkëlqyer, prandaj jam shumë i kënaqur nga ata që nuk kanë luajtur, por akoma më shumë jam për ata çuna të rinj që vijnë pas tyre.

Objektivi ynë është kualifikimi në Kupë, ashtu siç e kam thënë te gazeta juaj ditë më parë.

Kishim 8 lojtarë nga ekipi i parë edhe 3 të rinj dhe nuk është se erdhëm këtu për të kaluar radhën dhe për të futur në fushë ata që nuk luajnë.

Më kënaq që në ndeshje Kupe nuk pësuam gol, por fituam dhe me një rezultat bindës që në ndeshjen tjetër të jemi akoma më të qetë, se është edhe kampionati, që i japim shumë rëndësi për të luajtur përsëri lojtarë të rinj dhe ata që s’kanë minuta.

Objektiv kryesor është kampionati, por çdo ndeshje që është zyrtare për ne është njësoj si kampionati”, u shpreh Bellai.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×