“Gjykatësit lexuan një shkresë nga Elira Kokona, eksponente e rrezikshme e mafies”, Berisha: Më dërguan njerëz për koalicion Basha-Rama, i kundërshtova

Capture

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se gjykatësit e Apelit lexuan si vendim një shkresë të hartuar nga Elira Kokona, një eksponentë e rrezikshme e mafies së Ramës, siç e quajti ai.

Duke folur në mbledhjen me kandidatët e Primareve, Berisha tha se “në këtë kontekst keni një epërsi shumë të madhe nga kandidatët e mafies shtetërore. Edi Rama me qëllim që të na pengonte që të hynim në zgjedhje e shtyu në tre ditët e fundit vendimin e gjykatës. Gykatësit lexuan një shkresë që u kishte ardhur aty me Elira Kokonën, një eksponent i rrezikshëm i mafies së Edi Ramës”.

Sipas tij “ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Morën peng ish kryetarin dhe duhet t’u them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës dhe Ramës që PD të bëjë koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet ndaj meje”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×