“Jo në 1, por në 30 prill”/ Rama: Mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus pagën e tyre

Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se duke nisur nga 30 prilli, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus mbi pagën e tyre.

Gjithashtu ai shtoi se kushtet e punës sot janë shumë më mirë, krahasuar me vite më parë, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Sot kushtet e punës janë të pakrahasueshme më të mira se sa dje dhe plotësisht të njëjta në vendet e zhvilluara të Europës.  Të gjitha këto mblidhen tek shpërblimi dhe paga. Por dikush ka të drejtë të thonë se Gjermania është shumë më para. Por jemi shumë më të vëmendshëm, por siç ju e dini jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia do t’ju rrisë pagat atyre që punojmë më shumë, që bëjnë më shumë vizita, por ndërkohë do të garantojmë një pagë shumë më dinjitoze tavan. Në 30 prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Pra janë nga muaji prill dhe do të mbajmë zotimin për rritjen 7 % të pagës për mjekët dhe infermierët. Edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve iu them se po përgatisim rritje proporcionale. Nëse në prill në ngjitemi lart në pagat  e rajonit dhe barazohemi me Serbinë”, tha Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×