“Jo vetëm Vora, por edhe qarku i Tiranës do të fitohet 5 me 0”/ Kandidati Indrit Hoxha: Administrata jashtë funksionit! Rama po përpiqet…

Indrit Hoxha

Kandidati i opozitës Indrit Hoxha, në takimin e zhvilluar këtë të shtunë me strukturat e Partisë së Lirisë, u shpreh se Vora është lënë jashtë vëmendjes.

Gjithashtu ai shtoi se administrata është e dalë jashtë funksionit, ndërsa shtoi se opozita do të jetë e bashkuar për të kthyer Vorën dhe Shqipërinë në shinat e demokracisë.

 

“Rama po bën çdo përpjekje të na largojë nga zgjedhjet. Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje, por qarku i Tiranës jo vetëm Vora do të fitohet 5 me 0 nga opozita. Pakënaqësia që ka bërë Rama dhe Rilindja është shumë e madhe. Në qendër të Vorës sot të duket vetja sikur je në Siri. Kanë shembur pallate nuk i dëmshpërblejnë dhe vetëm i sorollatin. Ka një administratë të dalë jashtë funksionit. Sot Edi Rama e ka falimentuar këtë bashki me bandën e tij. Detyra jonë është të shkojmë shtëpi më shtëpi, sepse më 14 maj luhet e ardhmja e Shqipërisë, detyra jonë është të japim alternative dhe të frenojmë shpopullimin. Do koordinohemi dhe do të ngremë shtabet e përbashkëta për të filluar nga puna”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×