Për mospjesëmarrje në zgjedhje/ Kanoset administratori i njësisë në Memaliaj, procedohen dy persona. Ja çfarë thotë policia

MEMALIAJ

Nis procedimi penal për dy persona që kanë kanosur administratorin e njësisë administrative Buz, Memaliaj për mospjesëmarrje në zgjedhje,.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×